UBT News

Apple pritet ta heqë butonin e ri Camera Control nga iPhone 18

Apple prezantoi një buton të ri të quajtur Camera Control me serinë iPhone 16, duke sjellë një mënyrë shtesë për të kontrolluar funksionet e kamerës. Ky ndryshim u prit me reagime të përziera nga përdoruesit – ndërsa disa e vlerësuan për komoditetin që ofronte, të tjerë nuk e panë si veçori të domosdoshme.

Apple planifikon ta heqë këtë buton me lansimin e iPhone 18. Thuhet se kjo është bërë tashmë e ditur edhe për furnizuesit.

Arsyeja kryesore e këtij vendimi, sipas raportimeve, është përdorimi i ulët i këtij butoni nga ana e konsumatorëve, si dhe përpjekja e kompanisë për të reduktuar kostot e prodhimit.

Ndërkohë, iPhone 17 pritet të vazhdojë me të njëjtin trend, duke përfshirë ende butonin Camera Control në dizajnin e tij.

Exit mobile version