Modeli bazë i iMac vjen me dy porta USB-C/Thunderbolt ndërsa modeli më i shtrenjtë me dy porta shtesë USB-C por pa mbështetje për Thunderbolt.
Ditën e Marte Apple prezantoi një iMac të ridizajnuar me procesorin e Apple dhe një kasë shumëngjyrëshe duke rimëshiruar iMac all-in-one klasikë.
Apple tha se iMac i ri është dizajnuar nga e para për procesorin Apple M1. Ka ekran 24-inç 4.5K me korniza të holla anash dhe në krye ndërsa në fund mbetet ende një kornizë e trashë.
Është 11.5mm i trashë dhe Apple thotë se bën më pak zhurmë dhe qëndron më i ajruar sesa modeli i kaluar falë procesorit M1.
Një kabëll magnetik karikimi vendoset në pjesën e pasme dhe ngjan shumë me një kabëll MagSafe. Porta e karikimit shërben edhe si portë interneti që kalon nëpër të njëjtin kabëll.
Modeli bazë i iMac vjen me dy porta USB-C/Thunderbolt ndërsa modeli më i shtrenjtë me dy porta shtesë USB-C por pa mbështetje për Thunderbolt.
Çuditërisht kompjuteri ka edhe një portë kufjesh 3.5mm. Së bashku me iMac e ri Apple prezantoi edhe një tastierë, maus dhe trackpad të ri me ngjyrat e iMac. Tastiera përmban një buton Touch ID për identifikim.
Çmimet fillojnë nga 1,299 dollarë për modelin bazë me 8GB RAM dhe 256GB SSD dhe shkojnë deri në 1,499 dollarë për 16GB RAM dhe 2TB SSD. Porositë nisin nga data 30 Prill ndërsa shitjet në gjysmën e muajit Maj.
Është hera e parë që Apple kalon një iMac në procesorin M1, çipe të krijuara nga vetë gjiganti i iPhone. Kompania fillimisht shtoi këtë procesor tek MacBook Air, MacBook Pro dhe Mac mini në Nëntor.
Në fund pritet që Apple të kalojë çdo produkt Mac në procesorët e rinj të arkitekturës ARM. Kjo do të thotë se softuerët e macOS duhet të përditësohen për të funksionuar me procesorin e ri dhe deri më sot ecuria ka qenë e mirë në këtë drejtim.LEXO EDHE: Versioni i ri i Opera fokusohet në produktivitet
Gjenerata e parë e Apple M1 u prit shumë mirë dhe mori vlerësime të larta veçanërisht në konsumin e energjisë dhe jetëgjatësinë e baterisë. /PCWorld Albanian