UBT News

”Apple” përditësim të iPhone-ve për konsumin e baterisë

epa09810886 A handout photo made available by Apple shows Apple CEO Tim Cook showcasing the new iPhone SE featuring 5G and the A15 Bionic chip during the Apple Keynote event at Apple headquarters in Cupertino, California, USA, 08 March 2022. EPA/APPLE HANDOUT / BRROKS KRAFT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY / NO SALES HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Si iOS ashtu edhe iPadOS 15.4.1 korrigjojnë gabime të ndryshme sigurie dhe përmirësojnë menaxhimin e baterive të telefonave inteligjentë dhe tabletëve, të cilët, sipas dëshmive të ndryshme në rrjetet sociale, kanë hasur në probleme të konsumit të tepërt pas kalimit në versionet 15.4, të shpërndara vetëm pak javë më parë.

Më 19 mars, llogaria zyrtare e ”Apple Support” në Twitter iu përgjigj një postimi nga një përdorues në lidhje me rezistencën e baterisë pas përditësimit në iOS 15.4 me iPhone-in e tij.

“Është normale. Aplikacionet dhe veçoritë duhet gjithashtu të rregullohen për 48 orë pas një përditësimi. Nëse pas kësaj periudhe problemi vazhdon, ju lutemi na kontaktoni që të mund të ndihmojmë”, njoftoi kompania.

Dhjetëra mesazhe të tjera, nën postimin origjinal, kanë konfirmuar se situata ishte kritike për shumë përdorues të iPhone dhe iPad.

Në praktikë, të gjitha modelet që kishin marrë tashmë versionin 15.4. Për të përditësuar, thjesht klikoni mbi ”cilësimet”, ”të përgjithshme”, ”përditësimin e softuerit”.

Gjithashtu ”Apple” ka vënë në dispozicion macOS Monterey 12.3 .1, që synon kompjuterat dhe laptopët.

Exit mobile version