Apple po ofron zbritje të përkohshme në iPhone dhe produkte të tjera në Kinë. Kjo pasi konkurrenca brenda tregut të smartfonëve në Azi po bëhet çdo ditë e më intensive.
Faqja zyrtare kineze e Apple njofton se zbritja është deri në 70 dollarë në linjën më të fundit të iPhone. Edhe produktet tjera të Apple, sikurse Mac dhe iPad do të kenë zbritje deri në 112 dollarë dhe 56 dollarë respektivisht, si pjesë e promovimit, i cili zgjat nga data 18 janar deri më 21 janar.
Edhe pse shitësit e palëve të treta ndonjëherë ulin produktet e Apple, vetë Apple shumë rrallë ofron marrëveshje ose shitje, pjesë e përpjekjes së saj për të ruajtur një imazh të markës premium – diçka që ka qenë veçanërisht e rëndësishme ndërsa Apple kërkon të tërheqë blerës të nivelit të lartë në Kinë./UBTNews/