UBT News

Apple ndalon shkarkimin e Fortnite nga App Store

Apple ka larguar Fortnite nga App Store derisa të përfundojë një betejë ligjore me krijuesin e lojës Epic, sipas Tim Sweeney, shef ekzekutiv i Epic Games, transmeton UBT News.

Kjo do të thotë që loja e famshme nuk do të jetë në dispozicion që përdoruesit e rinj ta shkarkojnë atë në iPhone ose pajisje të tjera Apple.

Sweeney kritikoi Apple në një seri postimesh në Twitter dhe tha se procesi i apelimit mund të zgjasë rreth pesë vjet për ta përfunduar.

Njerëzit të cilët tashmë e kanë shkarkuar lojën në pajisjet e tyre Apple do të jenë në gjendje të vazhdojnë ta luajnë atë, por nuk do të marrin asnjë përditësim.

Pse ndodhi e gjithë kjo?

Fortnite fillimisht u hoq nga App Store vitin e kaluar për shkeljen e politikave të tij duke lansuar sistemin e vet të pagesave brenda aplikacionit.

Apple ngarkon një komision prej 30% për të gjitha blerjet brenda aplikacionit, por kjo veçori u përpoq ta anashkalonte atë.

Ky veprim shkaktoi një betejë ligjore të sjellë nga Epic Games, e cila akuzoi Apple për drejtimin e App Store si një monopol.

Në shtator, një gjykatë amerikane vendosi që Apple nuk mund të ndalojë zhvilluesit e aplikacioneve që i drejtojnë përdoruesit në opsionet e pagesave të palëve të treta.

Por gjykatësi tha gjithashtu se Epic nuk arriti të demonstrojë që Apple po operonte me një monopol të paligjshëm.

Tani, të dy palët, Epic dhe Apple po apelojnë pjesët përkatëse të gjykimit.

Ndërkohë, shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, është vënë nën kritika pasi një email që ai u dërgoi punonjësve kishte dalur në pah. Mesazhi u tha punonjësve të stafit të Apple se kompania do të bënte “gjithçka në fuqinë e saj për të identifikuar ata që zbuluan informacion për gazetarët”.

“Njerëzit që shpërndajnë informacion konfidencial nuk i përkasin Apple”, kishte shkruar ai./UBTNews

Exit mobile version