Apple Music sapo kaloi një moment historik. Në një njoftim të Apple thuhet se shërbimi Apple Music tani ka 100 milionë këngë. Në qershor të vitit 2015 ishin 30 milionë këngë.
Kompania thotë gjithashtu se po shton rreth 20 mijë këngë të reja në shërbim çdo ditë.
Shifra prej 100 milionë mund t’i japë Apple Music një avantazh ndaj rivalëve. Spotify tha se ka mbi 80 milionë këngë në shërbimin e saj.
Kur iTunes u lansua, shërbimi kishte këngë në 200 gjuhë dhe dialekte, derisa gjysma e përmbajtjes ishte në gjuhën angleze./UBTNews/