UBT News

Apple me emotikone të reja

Nga një burrë shtatzënë e deri te kafshimi i buzës, u zbuluan 37 emotikonet e reja në iPhone përmes softuerit të ri të iOS 15.4.

Dizajnet e Apple për emotikonet e reja janë tashmë të disponueshme në një test beta të iOS 15.4 që u lëshua të enjten, para se të lansohen përfundimisht në pranverë të këtij viti.

Sipas Emojipedia, kjo u bë me qëllim që të kuptohet se ‘shtatzënia është e mundur te disa burra transgjinorë dhe njerëz jobinarë’.

Testimi beta i lejon një grupi njerëzish të përdorin një produkt për të zbuluar ndonjë defekt ose problem para se të lansohet zyrtarisht softueri i ri./UBTNews

Exit mobile version