UBT News

Apple mbylli dyqanet në New York për blerësit, shkak Omicroni

Apple njoftoi të hënën se ka mbyllur të gjitha 12 dyqanet e tij për blerësit në qytetin e New Yorkut për shkak të rritjes së rasteve me variantin Omicron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Klientët mund t’i marrin produktet që i kanë porositur online në dyqane, tha një zëdhënës i Apple.

Në fillim të këtij muaji, Apple ka mbyllur përkohësisht tri dyqane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada pas rritjes së rasteve me COVID-19. Për të njëjtën arsye, Apple po ashtu u kërkoi klientëve të saj dhe punëtorëve të mbajnë maska në dyqane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në nivel global, shqetësimet mbi variantin Omicron kanë nxitur kompanitë e mëdha të shtrëngojnë protokollet./UBTNews

Exit mobile version