Apple u bë sërish marka më e shitur e smartfonëve në tregun kryesor të Kinës, dhe në pjesën tjetër të botës.
Kjo sipas të gjeturave nga dy raporte, të cilat erdhën para se gjiganti teknologjik të ndajë të dhënat rreth fitimeve për tremujorin e fundit të vitit të kaluar, të enjten.
Sipas një raporti nga Counterpoint Research, që u publikua të martën, Apple arriti shitjet më të mëdha në tregun kinez në tre muajt e fundit. Kjo është hera e parë pas gjashtë vitesh që krijuesi i iPhone-ve po kryeson në këtë vend.
Në tremujorin e fundit të vitit 2021, shitjet që arriti Apple në Kinë u rritën në 23% krahasuar me 16% në të njëjtën periudhe gjatë vitit 2020. Kjo rritje erdhi pasi shitjet totale të smartfonëve në Kinë ranë në 9% nga viti në vit. Apple e tejkaloi edhe krijuesin kinez të smartfonëve, Vivo, që ra në 6%.
Performanca “e paprecedentë” në Kinë e ka ndihmuar Apple të rimarrë pozicionin e saj si lider në tregun global, sipas një raporti të veçantë të publikuar javën e kaluar nga Canalys, i cili nuk dha detaje të dhënave të shitjeve në Kinë./UBTNews