Apple do të lansojë iPhone-in e saj më të fundit dhe një mori pajisjesh tjera të hënën gjatë ngjarjes më të madhe të lansimit të produktit të vitit.
Ngjarja, e cila do të mbahet në Cupertino të Kalifornisë, mban etiketën “It’s Glowtime” me logon e kompanisë të rrethuar nga një atmosferë shumëngjyrëshe.
Lansimi i produktit të vjeshtës të Apple është bërë një nga ngjarjet vjetore më të rëndësishme të kompanisë pasi zakonisht shfaq një seri pajisjesh të reja dhe vendos tonin për sezonin e blerjeve të festave, periudhën më të ngarkuar dhe më fitimprurëse të Apple. Këto produkte të reja janë zakonisht shkaku i spekulimeve të mëdha brenda industrisë së teknologjisë dhe mes fansave të kompanisë.
Çmimi i aksioneve të Apple është rritur ndjeshëm këtë vit pasi entuziazmi i tregut për AI gjeneruese dhe rritja e të ardhurave ka nxitur stoqet e mëdha të teknologjisë. Megjithatë kompania është përballur me një rënie globale të shitjeve të smartfonëve në vitet e fundit, si dhe me rritjen e rivalëve sikurse Huawei në tregjet kryesore, veçanërisht në Kinë. Huawei pritet të lëshojë linjën e vet të produkteve të reja brenda disa orësh nga eventi i Apple./UBTNews/