Apple kishte premtuar përditësime sigurie më të shpejta me iOS 16 dhe macOS Ventura dhe tashmë po mban premtin. Kompania lançoi përditësimin e parë Rapid Security Response për pajisjet të cilat kanë iOS 16.4.1, iPadOS 16.4.1 dhe macOS 13.3.1.
Ato janë të disponueshme përmes Software Update, por janë shkarkime më të vogla të cilat nuk marrin shumë kohë për t’u instaluar. MacRumors tha se përditësimi po lançohet përgjatë 48 orëve.
Është përditësimi i parë i këtij lloji dhe jo çdo gjë ka shkuar perfekt për Apple. Disa përdorues kanë marrë një njoftim se iOS nuk mund të verifikojë përditësimin sepse pajisja nuk “është e lidhur në internet.”
Përditësime të tilla kanë qenë të dispouneshme vetëm për testuesit beta deri më sot. Rapid Security Response i bën të mundur Apple që të adresojë problemet të cilat duhej ti rregullonte përmes përditësimeve konvencionale të softuerit.
Edhe pse përdoruesit mund ti çaktivizojnë, nuk do të ishte e preferuar sepse vinë për të bllokuar dobësi sigurie zero-ditore që hakerët i përdorin aktivisht për sulme.
Koncepti i përditësimeve urgjente të sigurisë nuk është diçka e re. Apple dhe Microsoft zakonisht lançonin në mënyrë periodike përditësime të tilla./PCWorld Albanian