Komisioni Evropian ka planifikuar që brenda Bashkimit Evropian të implementohet një standard i përbashkët i portave të karikimit për të gjithë smartfonët, tabletët dhe kufjet megjithatë po përballet me kundërshtimin e Apple.
Një direktivë prej 18 faqesh u publikua ditën e enjte ku krijimi i një standardi të përbashkët ishte në të mirë të konsumatorëve, por edhe mjedisit duke reduktuar mbetjet elektronike.
Direktiva do të imponojë përdorimin e portave USB-C, të cilat aktualisht shfrytëzohen nga smartfonët Android. Apple do të detyrohej që pajisjet të cilat përdorin portat Lightning, të përdorin tashmë portat USB-C në Evropë.
Sapo ligji të hyjë në fuqi, do të jetë një periudhë e ndërmjetme 2-vjeçare kur prodhuesit gradualisht do të kalojnë pajisjet e tyre në standardin e ri.
Apple ka kundërshtuar duke thënë se “mbetet e shqetësuar për rregullimin e kësaj industrie për shkak se implementimi i një standardi të përbashkët cenon inovacionin dhe si rezultat do të dëmtojë konsumatorët në Evropë dhe mbarë botën.”
Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian Margaret Vestager mbrojti planin. /PCWorld Albanian