UBT News

Apple: Kthimi në zyrë shtyhet deri në një kohë të pacaktuar

Kompania Apple do të shtyjë kthimin e punëtorëve në zyrë deri në një “datë të pacaktuar”, ndërsa u ka dhënë punonjësve të saj të korporatave dhe shitjeve me pakicë nga 1 mijë dollarë për të blerë pajisje për zyrat e tyre në shtëpi.

Lajmin ua dha punonjësve përmes një emaili bashkëthemeluesi Tim Cook të mërkurën.

Ky vendim i gjigantit teknologjik vjen pas një rritje të rasteve me COVID-19 dhe pas shqetësimeve për përhapjen e variantit Omicron. Në fillim të kësaj jave, Apple e bëri të detyrueshëm mbajtjen e maskave në të gjitha dyqanet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pritet t’i mbyllë disa dyqane për shkak të rritjes së rasteve.

Edhe kompanitë sikurse Google, Lyft, Uber dhe Amazon kanë shtyrë planet për rikthim në zyrë për shkak të pandemisë./UBTNews

Exit mobile version