Apple-i, në mënyrë të vetëdijshme është duke lejuar përdoruesit në moshë të re, që të kenë qasje në aplikacionet e kërkuara nga të rriturit, sipas një hulumtimi të kryer nga Tech Transparency Project (TTP).
Sipas hulumtimit, kjo po ndodh pavarësisht se paraprakisht pyetet për moshën e përdoruesve dhe regjistrohen data e lindjes.
Hulumtimi paraqet një mospërputhje mes informatave që Apple ka, lidhur me një përdorues, që përfshinë edhe vetë-deklarimin e moshës, dhe mënyrës se si i rregullon kufizimet e moshës në App Store.
Për ta vërtetuar këtë, TTP-ja ka krijuar një llogari përdoruesi me datë të lindjes në shkurt të vitit 2007. Grupi gjeti se pavarësisht se përdoruesi kishte deklaruar moshën prej vetëm 14 vjeç, ata mund të shkarkon in aplikacionet si “Eros: Hook Up & Adult Chat”, dhe “KinkD: Kink, BDSM Dating Life”, nga App Store. Të dy këto aplikacione janë të listuara si “17+” nga sistemi i rangimit të moshës nga Apple.
Pavarësisht kësaj, kur një përdorues nën këtë moshë provon t’i shkarkojë ato, aty nevojitet vetëm të klikohet opsioni “OK” për të konfirmuar se je mbi 17 vjet.
TTP-ja ka gjetur një total prej 37 aplikacioneve për të rritur të cilat lehtësisht mund t’i shkarkojnë edhe përdoruesit nën moshën 17 vjet.
“Hulumtimi ka gjetur vrima të mëdha në masat e sigurisë së fëmijëve në App Store, duke treguar se sa lehtë është për adoleshentët që të kenë qasje në aplikacionet me përmbajtje seksuale, edhe kur Apple tashmë e di se përdoruesi është minoren”, thuhet në raportin e organizatës./koha