UBT News

Apple humbet dizajnerin kryesor të iPhone Air

Abidur Chowdhury, një nga dizajnerët kryesorë që kontribuoi në zhvillimin e iPhone Air, është larguar nga Apple për t’u bashkuar me një startup të paidentifikuar të inteligjencës artificiale.

Chowdhury u bë i njohur për publikun pasi u shfaq në videon prezantuese të iPhone Air.

Edhe pse ai nuk ishte i vetmi përgjegjës për drejtimin e projektit, largimi i tij ka lënë boshllëk të ndjeshëm në ekipin e dizajnit të kompanisë.

Ai i’u bashkua Apple 6 vjet më parë, në një periudhë të afërt me largimin e dizajnerit Jony Ive, i cili themeloi agjencinë kreative, LoveFrom.

Një tjetër projekt i lidhur me Ive, i quajtur io, u ble nga OpenAI, megjithëse Ive dhe LoveFrom vazhdojnë të operojnë si entitete të pavarura.

iPhone Air raportohet se po përballet me shitje të dobëta, por burimet thonë se kjo nuk lidhet drejtpërdrejt me largimin e Chowdhury.

Më herët qarkulluan thashetheme se iPhone Air 2 mund të vonohet, por jo domosdoshmërisht të anulohet plotësisht. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version