UBT News

Apple hap edhe dyqanin e dytë në Indi

Kryeshefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook u takua me kryeministrin indian, Narendra Modi të mërkurën, duke u zotuar se do të investojë edhe më tej në ekonominë e cila po zhvillohet shpejt, derisa kompania e tij po rrit aktivitetet e shitjes me pakicë dhe prodhimit.

Kjo vizitë vë në pah se si kompania më e njohur në botë po orientohet drejt Indisë, marrë parasysh potencialin e saj si treg konsumi dhe si qendër prodhimi. India do ta kalojë Kinën si vendi më i populluar në botë nga mesi i këtij viti, sipas të dhënave të publikuara nga Kombet e Bashkuara.

“Nga arsimi dhe zhvilluesit te prodhimi dhe mjedisi, ne jemi të përkushtuar të rritemi dhe të investojmë në të gjithë vendin”, shkroi Cook në Twitter pas takimit.

Modi tha në Twitter se të dy kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre mbi një sërë temash, përfshirë këtu “transformimet e fuqizuara nga teknologjia që po ndodhin në Indi”./UBTNews/

Exit mobile version