UBT News

Apple fshin aplikacionin për Kuranin në Kinë

Apple ka fshirë një nga aplikacionet më të popullarizuara të Kuranit në Kinë, pas një kërkese nga zyrtarët. Këtë e kanë konfirmuar nga kompania për BBC-në.

Aplikacioni “Quran Majeed” është i disponueshëm në të gjithë botën në App Store – dhe ka gati 150 mijë rishikime.

Sidoqoftë, Apple e fshiu këtë aplikacion me kërkesë të zyrtarëve kinezë, për siç thonë ata, mbajtje të teksteve të paligjshme fetare. E Qeveria kineze nuk dha ndonjë koment për këtë çështje.

Fshirja e aplikacionit u vu re për herë të parë nga Apple Censorship – një faqe në internet që monitoron aplikacionet në App Store të Apple në nivel global.

Partia Komuniste Kineze e njeh zyrtarisht Islamin si fe në vend. Megjithatë, Kina është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut, madje edhe gjenocid, kundër grupit etnik kryesisht mysliman ujgur në Xinjiang./UBTNews

Exit mobile version