Apple planifikon të prezantojë një opsion pagese që do t’i lejojë bizneset të përdorin iPhone për të përpunuar transaksionet në dyqane, pa ndonjë pajisje shtesë.
Funksioni i ri “Tap to Pay” do t’i lejojë tregtarët amerikanë të pranojnë pagesa thjesht duke mbajtur iPhone ose Apple Watch të klientit pranë iPhone të tyre. Ai gjithashtu funksionon me karta krediti dhe debiti pa kontakt.
Ky funksion do të përfshihet në një përditësim të ardhshëm beta të iOS dhe do të jetë i disponueshëm vetëm në modelet e iPhone XS. Ai mund të ndihmojë Apple të thellojë marrëdhëniet me shitësit. Sipas Apple, 90% e shitësve me pakicë në SHBA tashmë pranojnë Apple Pay.
Stripe do të jetë platforma e parë e pagesave që do të ofrojë funksionin, ndërsa të tjerët do të bashkohen më vonë këtë vit. Të dhënat e pagesave do të mbrohen nga e njëjta teknologji e përdorur në Apple Pay, me të gjitha transaksionet të koduara.
Me veçorinë e re, Apple duket se po konkurron drejtpërdrejt me Square, i cili e ka pozicionuar veten si “një partner për shitësit e të gjitha madhësive” duke ofruar një sërë shërbimesh pagese.