Gjiganti teknologjik, Apple njoftoi të mërkurën se do të prezantojë një opsion i njohur si ‘lockdown mode’ për telefonët, tabletët dhe laptopët, këtë vit. Nga kompania Apple shpresojnë se do të adresojnë çështjet e privatësisë, veçanërisht për disidentët politikë dhe aktivistët e të drejtave, të cilët janë në shënjestër të sulmeve më të sofistikuara kibernetike.
Funksioni i ri vjen menjëherë pas firmës së shquar izraelite NSO Group, e cila ka përdorur programin e saj Pegasus për të shfrytëzuar të metat në softuerin e Apple dhe kësisoj ia ka mundësuar një pale të tretë të monitorojë nga distanca përmbajtjen e një telefoni. Pegasus është paditur nga Apple dhe është futur në listën e zezë nga zyrtarët amerikanë.
Apple premton grant për përpjekjet kundër sulmeve kibernetike
Ky opsion do të bllokojë shumicën e mesazheve që shtohen në aplikacionin Messages të iPhone pasi studiuesit e sigurisë zbuluan se NSO Group ka të ngjarë të ketë shfrytëzuar një defekt në këtë drejtim te Apple.
Edhe një tjetër firmë izraelite, Cellebrite, përdori lidhje të tilla manuale për të hyrë në iPhone. Të dyja kompanitë thuhet se përdorën teknika hak “pa klikim” ose “zero-click” të cilat nuk kërkojnë që një përdorues të klikojë ose të prekë çdo gjë që u dërgohet atyre në mënyrë që t’u japë hakerëve akses në të dhënat e tyre./UBTNews/