Presidenti Donald Trump ka njoftuar një rritje prej 100 miliardë dollarësh në shumën e parave që kompania e teknologjisë Apple planifikon të investojë në Shtetet e Bashkuara.
Në një ceremoni në Zyrën Ovale, Trump qëndroi pranë drejtorit ekzekutiv të Apple, Tim Cook, dhe ia atribuoi rritjen e investimeve agjendës së tij politike “Amerika e Para”. Ai vuri në dukje se investimi i përgjithshëm që Apple parashikon të bëjë gjatë katër viteve të ardhshme tani arrin në 600 miliardë dollarë.
“Ky është investimi më i madh që Apple ka bërë ndonjëherë në Amerikë dhe kudo tjetër”, tha Trump.
“Apple ka qenë paksa investitor në vende të tjera. Nuk do të them se cilat, por disa. Dhe ato po kthehen në shtëpi”.
Trump ka nxitur prodhim më të madh vendas në sektorin e teknologjisë dhe industri tjera, e ka kërcënuar kompanitë me tarifa të larta nëse ato vazhdojnë të bëjnë biznes jashtë shtetit. Trump tha se do të vendoste një tarifë prej 100 përqind për çdo çip dhe gjysmëpërçues të importuar që mbërrijnë në SHBA.
Cook konfirmoi rritjen e investimeve vendase të kompanisë, duke thënë se kishte nënshkruar marrëveshje me 10 kompani në SHBA për të nxitur prodhim.