Apple do të apelojë një urdhër brazilian që ndalon shitjen e iPhone-ve pa karikues baterie, duke hedhur poshtë pretendimet se kompania nuk e ofron produktin e plotë te konsumatorët.
Ministria e Drejtësisë e gjobiti kompaninë Apple dhe e urdhëroi atë të anulojë shitjet e iPhone 12 dhe modeleve më të reja, përveç pezullimit të shitjes së çdo modeli iPhone që nuk vjen me karikues.
Në urdhrin që u botua të martën në gazetën zyrtare të Brazilit, ministria tha se modeleve iPhone iu mungonte një komponent thelbësor, në atë që kompania e konsideroi si “praktikë të qëllimshme diskriminuese kundër konsumatorëve”.
Autoritetet hodhën poshtë arsyetimin e Apple se kjo u bë me qëllim që të reduktohet emetimi i karbonit, duke thënë se nuk ka prova që shitja e telefonit inteligjent pa karikues ofron mbrojtje mjedisore.
Apple u zotua se do të vazhdojë të punojë me agjencinë braziliane të mbrojtjes së konsumatorit Senacon për të “zgjidhur shqetësimet e tyre”, ndërsa njoftoi se do të apelojë vendimin./UBTNews/