Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se mbi 16 mijë familje kanë aplikuar deri më tani për subvencionim të faturave të energjisë elektrike.
Thirrja do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator.
Ministri Murati ka inkurajuar të aplikojnë të gjitha familjet që kanë të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar.
“Në veçanti, inkurajohen që të aplikojnë familjet që kanë anëtarë me aftësi të kufizuara, që janë prindër vetushqyes, apo që janë pensionistë që jetojnë vetëm e pa përkujdesje”, ka shkruar Murati në Facebook.