UBT News

Aplikoni këto ‘sekrete’, do të punësoheni në profesionin e ëndrrave

Mbarimi i studimeve dhe përshtatja në vendin e punës nuk është një proces edhe i thjeshtë. Aq më pak nëse nuk jeni duke kërkuar punë të zakonshme por të përshtashme.

Hulumtimi i një pozite, në dukje mund të jetë një detyrë e lehtë por për shumë të tjerë, mund të jetë diçka sfiduese.

Aplikimi për çdo pozitë që shihni nuk është ide e mirë, fillimisht konsideroni kualifikimet tuaja, ky do të ishte një fillim i mbarë të rrisni shancat për t’u punësuar.

Parashtroni vetes pyetje të tilla si:

Cilat janë mangësitë dhe përparësitë e mija?

Cilat janë aftësitë e mija dhe në cilën fushë besoj se mund të jem i suksesshëm?

Cilat kanë qenë arritjet e mija gjatë viteve të kaluara?

Çka me bën mua një punëtor të mirë?

Kur hulumtoni për punë, përpos kualifikimeve dhe fushave në të cilat keni interes, përqendrohuni edhe tek qyteti ku do të kishit mundësi të punoni.

Vizitoni platformat e punësimit, mënyra më e lehtë janë faqet online të publikimit të konkurseve të punës. Vizitoni këto faqe që të nisni me hapin e parë drejt gjetjes së punës. Konsideroni edhe mundësinë për të kontaktuar ndonjë rekruter të cilin e njihni apo edhe kompani rekrutimi.

Krijoni një listë me kompani të ndryshme, në një letër, shkruani disa nga kompanitë për të cilat do të dëshironit të punonit. Hulumtoni informacionet rreth atyre kompanive. Mënyrë tjetër është edhe të abonoheni me email në platforma punësimi (nëse ekziston mundësia) të merrni njoftime mënjeherë për vendet e fundit të punës nga kompani të caktuara.

Përqëndrohuni në rrjete sociale, rrethi i gjerë i shoqërisë apo lidhjet që keni krijuar ndër vite, ju japin mundësinë të jeni më në avantazh kur kërkoni punë. Rrethi i shoqërisë zgjerohet kur merrni pjesë në organizime të ndryshme sociale. Mirëpo, çka më së shumti ndihmon në këtë proces janë rrjetet sociale.

Tri rrjetet sociale më të përdorura nga punëkërkuesit dhe punëdhënësit janë:

LinkedIn
Twitter
Facebook

Pasi të krijoni profil, përdorni duke u lidhur me ata që njihni, kurrë nuk e dini se cili kontakt është në gjendje t’iu ndihmojë ose t’iu vendosë në kontakt me dikë të përshtatshëm. Duke qenë se LinkedIn është krijuar për komunitetin e bizneseve e ndihmon në zhvillimin e karrierës, konsiderohet ndër rrjetet më të mira për të arritur tek puna e dëshiruar, mund ta mbani profilin e rifreskuar, t’i nënvizoni aftësitë dhe arritjet, po ashtu cekni të gjitha përvojat e mëparshme të punës.

Përgatitni mirë letrën e motivimit dhe CV-në, kaloni goxha kohë duke shkruar letrën e motivimit e përpiluar një CV profesionale, ku nuk duhet të mungojnë të dhënat e nevojshme, mos harroni të cekni të gjitha kualifikimet dhe aftësitë që keni, në mënyrë që ta merrni vëmendjen e punëdhënësit.

Përgatituni shumë për intervistë, sepse vetëm në këtë mënyrë nuk do të keni aspak stres gjatë zhvillimit të saj, hulumtoni disa detaje rreth kompanisë, përgatituni për të dhënë përgjigje, për të bërë pyetje, përgatiteni një prezantim dinjitoz të vetes. /UBTNews/

 

Exit mobile version