Zhvillimi i njohurive të reja rreth programeve të ndryshme ka bërë që shumë të rinj të jenë të interesuar për të mbajtur trajnime. Kësisoj UBT përmes shkollës profesionale është duke u ofruar të rinjve trajnime të shumta që kanë të bëjnë më programe të ndryshme.
Njëri ndër ta është edhe trajnimi për MS Excel i avancuar, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin dhe të përforcojnë njohuritë rreth përdorimit të teknikave dhe veglave të avancuara të MS Excel-it, si: formatizimi i kushtëzuar, grafikonet, sortimet, filtrat, subtotal, paste special, importimin e tekstit, emërtimin e celulave, goal seek, funksionet e datës dhe kohës, funksionet matematikore, si dhe funksionet statistikore.
Ndër të tjera, ata që bëhen pjesë e këtij trajnimi do të avancojnë njohuritë rreth kalkulimeve statistikore dhe financiare, menaxhimit të ndryshoreve në modelet e worksheet-it përmes scenariove, ndërtimit të raporteve të scenariove, krahasimit dhe dallimit të të dhënave të ndryshme nga Manager Scenario, si dhe për përcaktimin e profitit përmes Goal Seek.
Përmes këtij trajnimi, UBT ofron certifikatë të njohur ndërkombëtarisht, duke iu mundësuar studentëve qasjen më të lehtë në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
Apliko tani: Trajnimi për MS Excel i avancuar