Nga muaji shkurt i këtij viti do të nis aplikimi i vaksinës kundër HPV-së (Human Papilloma Virusit) për djemtë nga mosha 11-12 vjeç.
Ndërsa, me këtë vaksinë e cila ka nis së aplikuari në Kosovë nga viti i kaluar janë vaksinuar 10 mijë vajza.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se fillimi i vaksinimit edhe të djemve me kundër HPV-së është hap thelbësor për ruajtjen e shëndetit të brezave të ardhshëm.
Teksa ka bërë thirrje për vaksinim, Vitia njoftoi se me vaksinën kundër HPV janë imunizuar deri tani 10 mijë vajza.
“Një hap thelbësor në luftën tonë për parandalimin e sëmundjeve serioze që ndikojnë në ruajtjen e shëndetit të brezave të ardhshëm. Ky virus siç e dini shkakton shumë telashe dhe shumë lloje të kancereve dhe kanë qenë jashtëzakonisht problematike dhe barrë për sistemin tonë shëndetësor dhe me futjen në kalendarin e vaksinimit të kësaj vaksine kemi arritur që brezat e ardhshëm së paku të jenë të sigurt në raport me këto sëmundje… Vaksina HPV nuk është thjesht një mundësi për vajza, por edhe një mundësi edhe për djem për të parandaluar shumë sëmundje serioze që ky virus i shkakton… Deri tani janë vaksinuar rreth 10 mijë vajza nga grupi i synuar për t’u vaksinuar, për këtë arsye rekomandojmë edhe vaksinimin e djemve”, tha ai.
Duke iu bashku thirrje për vaksinimi kundër Human Papillomës, drejtoresha e Instituti Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosovë (IKSHPK), Ardita Baraku u shpreh se vaksinat HPV janë të sigurta dhe mjet efikas për mbrojtje nga disa lloje të kancereve.
“Vaksina kundër HPV është vaksinë e sigurt edhe është mjet efikas i mbrojtjes kundër disa llojeve të kancereve dhe sëmundjeve të tjera që prekin të dy gjinitë. Prandaj, është i rëndësishëm mbulimi i të dy gjinive…Është me rëndësi jo vetëm mbrojtja nga sëmundjet, por edhe qasja e barabartë në shërbime shëndetësore dhe barazia në shëndet. Prandaj, është bërë kjo iniciativë që prej sivjet të bëhet edhe vaksinimi i djemve po të njëjtës sëmundje”, thotë ajo.
Ndërsa, shefja e njësisë së vaksinimit në IKSHPK, Fetije Fetaj u shpreh se tashmë janë siguruar 22 mijë vaksina kundër HPV-së dhe janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për shpërndarjen e saj.
“Ne arritëm që brenda 1 viti edhe fakitikisht është disa e sotme dhe janë bërë të gjitha përgatitjet edhe janë siguruar vaksinat dhe mendojmë që në shkurt 2025 ne vetëm të fillojmë me vaksinën kundër human papillomës edhe tek djemtë… Mbulueshmëria me vaksinën për vitin 2024 84% kemi arritur këtë vit me pas përqindjen e vaksinimeve në vitin e parë“, deklaroi Fetaj.
Në Kosovë vitin e kaluar ka nisur imunizimi i vajzave me vaksinën HPV, derisa kalendari i vaksinimit është pasuruar edhe me vaksinën kundër Rotavirusit dhe atë kundër Pneumokokut.