Mbështetje për aplikimin e Kosovës në KiE ka dhënë ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde.
Duke përshëndetur aplikimin e Kosovës, Rohde ka thënë se Gjermania mezi pret ta sheh Kosovën në KiE.
“Mezi presim ta shohim Kosovën si pjesë të Këshillit të Evropës familje që punojnë së bashku për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Kosova i takon Këshillit të Evropës. Gjitha të mirat për procesin e anëtarësimit”, ka shkruar ai.