Një aplikacion telefoni celular mund të zbulojë përmes zërit nëse e keni COVID-in falë inteligjencës artificiale (AI), thonë studiuesit.
Sipas tyre, një model i Inteligjencës Artificiale, që besohet se është 89% i saktë dhe i lirë për t’u përdorur, mund të miratohet për përdorim në vendet me të ardhura të ulëta, ku testet PCR janë më të shtrenjta. Rezultatet mund të sigurohen në më pak se një minutë.
Infeksioni normalisht ndikon në traktin e sipërm respirator dhe korda vokale, dhe kështu studiuesit vendosën të analizojnë ndryshimet në zë duke përdorur një model AI për të zbuluar COVID./UBTNews/