UBT News

Aplikacioni për diasporën përplas anëtarët e KQZ-së

Debat i ashpër është zhvilluar ndërmjet anëtarëve të KQZ-së lidhur me një aplikacion që është lëshuar ilegalisht gjatë ditës së djeshme.

Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi ka përmendur një lloj aplikacioni që e kanë hapur disa të rinj ku do të ndihmoheshin mërgimtarët për procesin e votimit.

“Unë kam parë një reagim se nuk është reagim i KQZ-së, është fjala për një aplikacion që e paskan hapur vendet perëndimore për ndihmë të mërgimtarëve që të votojnë dhe është ky aplikacion që është dashtë me bë KQZ-ja, ku ka pasur investime kapitale që kushtonte 60 mijë euro. Unë nuk jam njoftuar dhe nuk është reagim i KQZ-së, dhe nuk pajtohem me hapat e ndërmarr në lidhje me këtë çështje është e dëmshme çka jemi duke bërë dhe është përpjeke për t’i ndaluar mërgimtarët të votojnë”, deklaroi ai.

Mirëpo, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka e ka kundërshtuar Kurteshin. Ajo ka thënë se KQZ  është i vetmi institucion që ka të drejtë t’i ketë shënimet personale të qytetarëve.

“Ne do të reagojmë se i vetmi institucion që është i autorizuar që t’i ketë shënimet personale është KQZ-ja. A je ekspert i kibernetikës ti?”, deklaroi Daka.

Ndërsa, Sami Hamiti i është drejtuar Kurteshit se vetë këta e kanë hapur atë aplikacion dhe se është rrencë

“Është gënjeshtër dhe ju jeni rrencë dhe jeni gënjeshtar dhe jeni rrenë”, deklaroi Hamiti.

Pas përfundimit të mbledhjes së KQZ-së, Sami Kurteshi nga VV-ja ka thënë se aplikacioni për ndihmesë të qytetarëve nga jashtë s’ka qenë i rrezikshëm. Kurteshi tha se edhe ai e ka plotësuar atë aplikacion dhe s’kërkohet numri personal.

Ai ka akuzuar KQZ-në se merr vendime në mënyrë të fshehtë dhe kriminale.

“Në KQZ merren vendime në mënyrë të fshehtë dhe kriminale”, tha ai.

Exit mobile version