UBT News

Aplikacioni Facebook Pay shndërrohet në Meta Pay

Facebook Pay do të bëhet Meta Pay. Mark Zuckerberg lajmëroi se ribrandimi ditën e mërkure është hapi i parë i Meta drejt krijimit të një portofoli dixhital në përputhje me vizionin e saj të metaverse.

Në një të ardhme afatshkurtër, softueri nuk do të ndryshojë shumë. Përdoruesit ende mund ta shfrytëzojnë për të dërguar para miqve apo familjes në Facebook, Instagram dhe WhatsApp apo të bëjnë blerje dhe donacione. Por Zuckerberg thotë se e sheh Meta Pay si një portofol universal për të gjitha sendet dixhitale që blihen apo krijohen në metaverse. Ai shpreson se Meta Pay do të bëhet portofoli de-fakto i metaverse. Padyshim përfitimet më të mëdha do t’i kishte vetë Meta.

Kompania së fundi konfirmoi se merr afro 48% komision për blerjet e aseteve dixhitale në Horizon Worlds. Një aplikacion i tillë do të ishte një mënyrë për kompaninë të fitojë para nga krijuesit e metaverse./PCWorld Albanian

Exit mobile version