Policia indiane ka arrestuar një 18-vjeçare në lidhje me një aplikacion që shpërndante foto të më shumë se 100 grave muslimane duke thënë se ato ishin në “shitje”.
Policia dyshon se ajo krijoi aplikacionin Bulli Bai. Ky ishte arrestimi i dytë në këtë rast – më herët, një student 21-vjeçar i inxhinierisë ishte marrë në paraburgim.
“Disa persona të tjerë janë arrestuar për t’u marrë në pyetje. Ne do ta hetojmë këtë rast deri në fundin e tij logjik”, i tha BBC-së Satej Patel, ministri i ri i brendshëm i shtetit Maharashtra.
Fotografitë e disa gazetarëve dhe aktivistëve të shquar muslimanë u ngarkuan në aplikacionin Bulli Bai pa lejen e tyre dhe u hodhën në “shitje” në këtë ankand të rremë. Kjo është përpjekja e dytë për të ngacmuar femrat muslimane duke i “ankanduar” ato në internet.
Në të dyja rastet, nuk kishte shitje të vërtetë, por qëllimi ishte për të degraduar dhe poshtëruar gratë në fjalë. Ndonëse policia filloi një hetim për këtë rast, askush nuk është akuzuar.
Policia në të paktën tre shtete ka hapur një hetim për aplikacionin Bulli Bai bazuar në ankesat e grave që ishin në shënjestër.
Një zyrtar i lartë i policisë i paidentifikuar i tha Indian Express se katër llogari në Twitter janë përdorur për të ngarkuar fotot në mediat sociale – prej tyre, tre janë trajtuar nga gruaja.
Një zëdhënës për GitHub tha se kompania ka pezulluar një llogari pas hetimit të raporteve të një aktiviteti të tillë, “të cilat të gjitha shkelin politikat tona”.
Një raport i Amnesty International i 2018-ës mbi ngacmimin në internet në Indi tregoi se sa më e zëshme të ishte një grua, aq më shumë kishte gjasa që ajo të vihej në shënjestër./UBTNews/