Tinder, Hinge, Bumble dhe aplikacione të tjera takimesh do të lejojnë më shumë përdorues të tregojnë nëse janë vaksinuar kundër Covid-19 dhe t’u japin përfitime atyre që thonë se kanë marrë një dozw.
Platformat do t’u japin përdoruesve britanikë mundësinë e shfaqjes së statusit të tyre të vaksinimit, pas partneritetit me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për të inkurajuar të rinjtë që të paraqiten për t’u vaksinuar.
Ata cituan një sondazh nga firma britanike YouGov që tregoi se gati dy të tretat e të rriturve ose do të preferonin të dilnin me një person të vaksinuar ose do të përjashtonin takimin me dikë që nuk është i vaksinuar.
Masa pason një fushatë të ngjashme në Shtetet e Bashkuara, e cila nisi muajin e kaluar.