UBT News

Apelohet për kujdes të shtuar për shkak të ngricave

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje bore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

Instituti Hidrometeorologjik apelon kujdes të shtuar për ngasësit e veturave për shkak të ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta./UBTNews

Exit mobile version