Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin lirues të shkallës së parë ndaj ish-ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila akuzohej për korrupsion.
Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se duhet refuzuar si e pabazuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se duhet që të refuzohet si e pabazuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndërsa e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, P.nr.1630/2020, i datës 05.07.2021.”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Meliza Haradinaj-Stublla u shpall e pafajshme nga Gjykata Themelore në Prishtinë më 4 qershor 2021./BetimipërDrejtësi