Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e avokatëve të infermiereve A.P., A.R dhe R.K, për lirimin e tyre nga masa e paraburgimit, për ushtrim të dhunës ndaj të moshuarës në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë.
Lajmin e kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, burime brenda Gjykatës së Apelit.
Ndryshe, më 3 nëntor 2022, Gjykata Themelore në Pejë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim të pandehurave A.P, A.R dhe R.K, të cilat dyshohen për sulm ndaj të moshuarës në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë.
Pas këtij rasti, katër infermiereve Oda e Infermierëve të Kosovës ua ka hequr licencat e punës. Kurse qendrës Orenda iu revokua licenca pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, ku shihej se si një e moshuar po keqtrajtohej. Rasti në fjalë kishte nxitur reagime të shumta në publik.
Arrestimi i katër të dyshuarave erdhi pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, ku shihej se si një e moshuar keqtrajtohej në atë. Rasti në fjalë kishte nxitur reagime të shumta në publik./BetimipërDrejtësi