UBT News

​Apeli ia ul dënimin për katër vjet Sali Mustafës

Dhomat e Specializuara në Hagë ka shpallur vendimin e Apelit për rastin e ish-komandantit të Njësisë BIA të UÇK-së, Salih Mustafa, i akuzuar për krime lufte, duke lë në fuqi verdiktin e fajësisë për krime lufte, por ka anuluar dënimin e njësuar me 26 vjet burgim dhe caktuar një dënim me 22 vjet burgim, duke llogaritur kohën në paraburgim.

Michel Picard, kryegjykatëse në çështjen e Mustafës u ndal te secila provë të cilën Mustafa e ka kundërshtuar në Apel, duke dhënë detaje dhe duke ia hedhur poshtë, e që shumica e kundërshtimit ishin pranshmëria e provave të ndryshme, të kundërshtuara nga Mustafa, duke dhënë detaje dhe duke ia hedhur poshtë shumicën prej tyre.

Exit mobile version