UBT News

​Apeli i Posaçëm e lë në “arrest shtëpiak” Sali Berishën

FILE PHOTO: Democratic Party leader Sali Berisha gestures as he speaks during an anti-government protest in front of Prime Minister Edi Rama's office in Tirana, Albania, November 12, 2022. REUTERS/Florion Goga/File photo

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha mbetet në arrest shtëpi, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në seancën që nisi në orën 09:00 e që zgjati pak minuta, gjyqtarja Ilirjana Olldashi shpalli vendimin, ndërkohë që vetë Berisha nuk ishte i pranishëm.

Avokati Genc Gjokutaj e cilësoi vendimin politik. “Qëllimi i vetëm është që Berisha të izolohet”, tha ai, ndërsa njoftoi hapin e radhës, për të dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë.

Sipas avokatit, gjykata nuk është shprehur mbi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila sipas mbrojtjes, është në konflikt interesi me Berishën.

Ndërkohë, një kërkesë e dytë e Berishës do ta detyrojë gjykatën të zbresë në seancë në datën një shkurt, ku do të vlerësohet nëse është apo jo i drejtë konkluzioni i SPAK, për të mos e lejuar ish kryeministrin që të shkojë në parlament.

Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” që në 30 dhjetor, u paraqit në SPAK të martën, ku dhe iu përgjigj prokurorëve mbi dosjen Partizani. /TopChannel/

Exit mobile version