UBT News

Apeli i OBSh-së: Omicron po nënvlerësohet!

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) paralajmëroi edhe njëherë se varianti i ri i koronavirusit Omicron po përhapet në të gjithë globin me një ritëm të paprecedentë.

Rastet e variantit me mutacione të shumta janë konfirmuar deri tani në 77 vende, por në një konferencë për shtyp, shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ndoshta ai mund të jetë prezent në shumë vende të tjera që ende nuk e kanë zbuluar.

Tedros tha gjithashtu se ishte i shqetësuar se nuk po bëhej mjaftueshëm për të trajtuar variantin.

“Sigurisht, ne kemi mësuar deri tani se e kemi nënvlerësuar këtë virus. Edhe nëse Omicron shkakton sëmundje më pak të rënda, numri i madh i rasteve mund të godasë përsëri sistemet e papërgatitura shëndetësore”, tha ai.

Varianti Omicron u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut në nëntor dhe që atëherë vendi ka parë një rritje të infeksioneve. Presidenti Cyril Ramaphosa ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe aktualisht është duke u izoluar me simptoma të lehta./A2

Exit mobile version