Sipas një sondazhi të kryer në SHBA, 48 për qind e votuesve mbështesin zëvendëspresidenten Kamala Harris, ndërsa 41 për qind mendojnë pozitivisht për rivalin e saj Donald Trump.
Në sondazhin e realizuar nga Associated Press (AP) bashkë me Qendrën NORC për Marrëdhëniet me Publikun, u zbulua se janë rritur përqindjet e mbështetjes për kandidaten demokrate Harris në zgjedhjet që do të mbahen më 5 nëntor.
Sipas kësaj, përderisa shkalla e votimit të votuesve demokratë që mbështesin Harris është 83 për qind, 80 për qind e republikanëve mendojnë se Trump do të fitojë.
Në përgjithësi, 48 për qind e votuesve amerikanë mendojnë pozitivisht për Harrisin në zgjedhje, ndërsa 41 për qind e mbështesin Trumpin.
Harris është më e preferuar në mesin e votuesve femra, ndërsa Trump është më i preferuar nga meshkujt./UBTNews/