UBT News

Anulohet vendimi për kandidatët për kryesues të ZRrE-së, Kurti: Zyra e Rregullatorit duhet të drejtohet nga njerëz profesionistë

Qeveria e Kosovës ka anuluar vendimin me të cilin janë propozuar kandidatët për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se duhet të sigurohemi që Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) drejtohet nga profesionistët më të mirë të fushës që i kemi.

“Vendimet e këtij institucioni kanë ndikim direkt në jetën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, në konkurrueshmërinë e prodhuesve e sipërmarrësve tanë, në çmimin e furnizimin me energji, por edhe në mjedisin në të cilin jetojmë. Duke marrë parasysh fuqinë dhe përgjegjësinë e këtij institucioni si dhe natyrën tekniko-profesionale të rregullimit të këtij sektori, duhet të sigurohemi që Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) drejtohet nga profesionistët më të mirë të fushës që i kemi. Rihapja e konkursit ka dobinë e rritjes së numrit të aplikantëve cilësorë për këto pozita. Konsiderojmë se kjo vlen posaçërisht në kontekstin e një ndryshimi të madh shpresëdhënës në Kosovë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Me këtë rast inkurajojmë të gjithë profesionistët e fushës, përfshirë bashkatdhetarët nga mërgata, që të konkurrojnë për këto pozita. Prandaj edhe morëm vendimin e sotëm përkatës në mbledhjen e Qeverisë”, shkroi ai mes tjerash në Facebook./UBTNews

Ne kemi një regullator të energjisë që duhet të jetë i pavarur dhe i fuqishëm, kështu mundësohet kufizimi i ndikimit të…

Posted by Albin Kurti on Tuesday, April 13, 2021

Exit mobile version