Një samit midis liderëve palestinezë, amerikanë, jordanianë dhe egjiptianë, është anuluar, vetëm disa orë përpara se Joe Biden të vizitonte rajonin.
Presidenti amerikan do të takohej me ta pas vizitës së tij në Izrael të mërkurën.
Anulimi i samitit është një goditje për përpjekjet diplomatike të Biden mbi krizën në Lindjen e Mesme.
Ministri i Jashtëm i Ordanit, Ayman Safadi, tha: “Nuk ka kuptim të flasim tani për asgjë përveç ndalimit të luftës”.
Biden nuk do të vizitojë më Jordaninë, por në vend të kësaj do të vizitojë vetëm Izraelin, tha Shtëpia e Bardhë.
Një zëdhënës tha: “Pas konsultimit me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe në dritën e ditëve të zisë të shpallura nga Presidenti Abbas i Autoritetit Palestinez, Presidenti Biden do të shtyjë udhëtimin e tij në Jordani dhe takimin e planifikuar me këta dy liderë dhe Presidentin Sisi të Egjipt”.
Në një deklaratë, Presidenti Biden tha: “Jam i indinjuar dhe thellësisht i pikëlluar nga shpërthimi në spitalin Arab Al Ahli në Gaza, dhe humbjen e tmerrshme të jetëve. Menjëherë pasi dëgjova këtë lajm, fola me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, dhe Kryeministrin Netanyahu të Izraelit dhe kanë udhëzuar ekipin tim të sigurisë kombëtare që të vazhdojë të mbledhë informacione për atë që ka ndodhur saktësisht.
Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pa mëdyshje për mbrojtjen e civilëve gjatë konfliktit dhe ne vajtojmë pacientët, stafin mjekësor dhe të pafajshmit e tjerë të vrarë ose të plagosur në këtë tragjedi”./UBTNews/