UBT News

Anulohet konferenca e përbashkët e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup

Është anuluar konferenca e përbashkët e liderëve të Ballkanit Perëndimor, e cila ishte paraparë të nisë pas orës 12:00.

Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë janë mbledhur të hënën (22 janar) në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Bëhet fjalë për konferencën “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”.

Mësohet se liderët e shteteve po flasin vetëm për mediet e tyre.

Exit mobile version