Është anuluar konferenca e përbashkët e liderëve të Ballkanit Perëndimor, e cila ishte paraparë të nisë pas orës 12:00.
Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë janë mbledhur të hënën (22 janar) në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.
Bëhet fjalë për konferencën “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”.
Mësohet se liderët e shteteve po flasin vetëm për mediet e tyre.