Gjykata e Apelit ia ka anuluar dënimin me burgim të përjetshëm N.M, që vrau gruan me shufër metalike më 25 korrik në Kamenicë.
N.M. ishte dënuar më burgim të përjetshëm nga ana e gjykatës së shkallës së parë, për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kjo pasi që gjykata, e gjeti fajtor për vrasjen e bashkëshortes se tij, shtetases S.M. Gjykata e Apelit ka konstatuar se aktgjykimi në fjalë, është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ngase nuk është përpiluar në pajtim më dispozitat ligjore./UBTNews