Makinistët gjermanë të trenave filluan një grevë treditore të mërkurën për një mosmarrëveshje të vazhdueshme me operatorin kombëtar hekurudhor mbi pagat dhe orët e punës.
Deutsche Bahn në pronësi shtetërore tha se për shkak të grevës nga sindikata e shoferëve GDL, do të ketë ndërprerje masive në shërbimet hekurudhore në distanca të gjata, rajonale dhe periferike midis të mërkurës dhe të premtes.
Kreu i sindikatës GDL Claus Weselsky kritikoi ashpër menaxhimin e Deutsche Bahn dhe tha se oferta e fundit nga operatori hekurudhor ishte si një “provokim” dhe larg përmbushjes së kërkesave të tyre.
“Nëse nuk vjen asnjë ofertë e re deri të premten, ne do të bëjmë një pushim dhe më pas do të ndërmarrim hapat për aksionin e radhës të grevës”, tha për televizionin gjerman ARD, menjëherë pasi makinistët e trenave ndaluan punën të mërkurën në mëngjes.
GDL po këmbëngul për një rritje pagash prej 555 euro në muaj dhe një kompensim të njëhershëm të inflacionit deri në 3000 euro. Sindikata kërkon gjithashtu uljen e orarit të punës për punëtorët me turne, nga 38 në 35 orë në javë, pa ulje page./AA