Qindra fluturime janë anuluar ose vonuar në SHBA për shkak të kërcënimit të stuhive në prag të shënimit të Ditës së Pavarësisë.
Sipas “FlightAware”, më shumë se 1.700 fluturime u anuluan pak para festës së Ditës së Pavarësisë dhe mijëra njerëz mbetën të bllokuar në aeroporte.
Anulimet e fluturimeve erdhën një ditë pas një fundjave kur në aeroporte ndodhet numri më i madh i udhëtarëve në historinë e SHBA-së.
“United Airlines” është kompania ajrore me numrin më të madh të fluturime të anuluara, me mbi 200.
Kompania e njëjtë njoftoi anulimin ose vonimin e më shumë se 5.000 fluturimeve javën e kaluar.
Shërbimi Meteorologjik Kombëtar (NWS) njoftoi se në verilindje të vendit do të mbizotërojnë kushte të rënda atmosferike, ndërsa në disa pjesë të jugut priten erëra të fuqishme, stuhi dhe breshër.
Më shumë se 150 mijë njerëz në Midwest ishin pa energji elektrike për shkak të stuhive gjatë fundjavës. /AA/