UBT News

Antony Blinken: ShBA do të japë ‘kontribut të konsiderueshëm’ në rindërtimin e Gazës

Shtetet e Bashkuara do të japin “kontribut të konsiderueshëm” në rindërtimin e Gazës e cila do të shpallet të martën, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në Jerusalem.

Ai tha se SHBA “do të punojë për të siguruar që Hamasi të mos përfitojë” nga ndihma dhe se humbjet në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit ishin “të thella”.

Sulmet izraelite gjatë konfliktit të fundit vranë të paktën 232 palestinezë, më shumë se 60 fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetit të drejtuar nga Hamas në Gaza.

Blinken kishte pasur një diskutim të hollësishëm me kryeministrin Netanyahu në lidhje me nevojat e sigurisë së Izraelit, duke përfshirë sistemin e mbrojtjes së Kupolës së Hekurt.

Netanyahu nxiti ShBA-në të mos kthehen në marrëveshjen bërthamore të Iranit të njohur si JCPOA. Ai tha se marrëveshja do të lejojë Iranin të zhvillojë armë bërthamore dhe tha se Izraeli rezervoi të drejtën për të mbrojtur veten. Duke iu përgjigjur kësaj, Blinken tha vetëm se Uashingtoni do të “vazhdonte të konsultohej” me Izraelin ndërsa negociatat vazhduan në Vjenë.

Blinken foli për të drejtën e izraelitëve dhe palestinezëve, por nuk përmendi në mënyrë specifike zgjidhjen me dy shtetet ose sugjeroi që negociatat gjithëpërfshirëse të paqes ishin të afërt. Ai nuk do të takohet me Hamasin, i cili nuk njeh të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe të cilën Izraeli e konsideronë një organizatë terroriste.

Blinken adresoi konfliktin më të madh, duke thënë “ne besojmë se palestinezët dhe izraelitët në të njëjtën mënyrë meritojnë të jetojnë të sigurt, të gëzojnë masa të barabarta të lirisë, mundësive dhe demokracisë, për t’u trajtuar me dinjitet”.

Ndërkohë, Netanyahu po lufton për jetën e tij politike pas zgjedhjeve të katërta pa përfundim në vetëm dy vjet. Ai përballet me kritika në rritje nga izraelitët të cilët thonë se ai e përfundoi ofensivën para kohe, pa ndalur me forcë sulmet me raketa ose duke i dhënë një goditje më të rëndë Hamasit.

Lufta u shkaktua nga përplasja me javë në Jerusalem midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë rreth kompleksit të Xhamisë Al-Aksa, një vend i nderuar nga hebrenjtë dhe myslimanët që ka parë disa shpërthime të dhunës ndër vite. Protestat ishin drejtuar ndaj policisë së Izraelit për shkak të dëbimit të dhjetëra familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre nga kolonët hebrenj./UBTNews

(Arjeta Ibishi, Media dhe Komunikim)

Exit mobile version