UBT News

Anthony Hopkins: Gruaja ime mendon se mund të kem autizëm!

Aktori i njohur Anthony Hopkins ka zbuluar së fundmi një detaj të pazakontë për shëndetin e tij. Ai tregoi se gruaja e tij, Stella Arroyave, i kishte sugjeruar të vizitonte një mjek për të kontrolluar nëse mund të vuante nga sindroma e Aspergerit.

Hopkins, 87 vjeç, pranoi se gjithmonë është i fiksuar pas numrave dhe detajeve, dhe dëshiron që gjithçka të jetë në rregull, gjë që e shtyu gruan e tij të mendojë për një mundësi të një çrregullimi neurologjik të spektrit të autizmit.

Në një intervistë të fundit, ai tha se Stella i kishte thënë: “Duhet të kesh sindromën e Aspergerit.”

Aktori pranoi se ishte i habitur dhe nuk e dinte as për çfarë po fliste. Sindroma e Aspergerit bën pjesë në spektrin e çrregullimeve të autizmit (ASD) dhe ndikon në mënyrën si njerëzit ndërveprojnë me të tjerët dhe mësojnë.

Kjo deklaratë vjen pak ditë pas njoftimit për publikimin e librit të tij më të ri, We Did OK, Kid, i cili ofron reflektime të thella mbi jetën dhe përvojat personale të aktorit. Edhe pse sindroma e Aspergerit mund të diagnostikohet në çdo moshë, simptomat zakonisht shfaqen në dy vitet e para të jetës. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version