UBT News

Anonymous mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Qeverisë iraniane

Grupi Anonymous tha se qëndron prapa sulmit kibernetik ndaj Qeverisë iraniane. Si pasojë e sulmit, faqet e qeverisë ranë nga sistemi.

Ky grup e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, pas protestave kombëtare që janë mbajtur si shenjë pakënaqësie për vdekjen e 22-vjeçares, Mahsa Amini, pas arrestimit nga policia e moralit. 22-vjeçarja vdiq derisa po mbahej në paraburgim. Ajo u arrestua për siç tha policia për shkeljen e kodit të rreptë islamik të veshjes në Iran. Kjo shtyu gratë që të heqin shamitë dhe t’i djegin ato.

Më 20 shtator, një faqe në Twitter, e cila pretendohet se i përket grupit Anonymous, ka postuar një videomesazh që ofron mbështetje për të drejtat e grave dhe vajzave.

“Ne jemi këtu dhe jemi me ju. Na pritni! Kjo është hera e fundit. Populli iranian nuk është vetëm”, thuhet mes tjerash.

Sipas ligjit iranian, gratë në Iran obligohen të mbajnë hixhab në publik./UBTNews/

Exit mobile version