UBT News

Anonymous hakon Agjencinë Ruse të Censurës së Medias dhe publikon 364,000 dosje

Anonymous ka shkelur bazën e të dhënave të Roskomnadzor, agjencisë ekzekutive federale ruse përgjegjëse për monitorimin, kontrollin dhe censurimin e mediave ruse, përcjell UBT News.

Sulmi kibernetik i lejoi grupit haktivist të sekuestronte më shumë se 360,000 dosje, të cilat tani janë publikuar për publikun. Të dhënat prej 820 GB fokusohen kryesisht në dokumentet në lidhje me republikën e Bashkortostanit, një nga provincat më të mëdha në Federatën Ruse.

Sipas Anonymous, aktivitetet e Roskomnadzor janë një çështje me interes publik “për popullin e Rusisë dhe për botën”.

“Veprimet e tyre të fundit vetëm e kanë theksuar këtë”, tha Anonymous në një deklaratë.

“Roskomnadzor ka dhënë udhëzime se çfarë mund të thuhet dhe ka urdhëruar mediat të fshijnë lajmet që tregojnë pushtimin nga Rusia në Ukrainë”.

“Në përgjigje të verifikimit të fakteve të Facebook rreth deklaratave të Rusisë për luftën, Roskomnadzor filloi të kufizonte aksesin në Facebook përpara se më vonë ta bllokonte atë”.

“Roskomnadzor kërcënoi gjithashtu se do të bllokonte aksesin në Wikipedia ruse për artikullin e tyre në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës”.

“Kjo pason një histori të krijuar të veprimeve të ngjashme në të kaluarën”.

Sipas Distributed Email of Secrets, burimi i tyre nga Anonymous mendoi se “populli rus duhet të ketë akses në informacione rreth qeverisë së tij”, pasi u shkëput nga mediat e pavarura dhe organet e lajmeve nga bota e jashtme.

“Ne po e publikojmë këtë zbulim në pritje të shkëputjes së mundshme të Rusisë nga interneti global më 11 mars, dhe shpresojmë që rusët të kenë kohë t’i shkarkojnë këto të dhëna, përpara asaj kohe”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Distributed Email of Secrets./UBTNews/

Exit mobile version