Aktorja Anne Hathaway ka folur për rikthimin e saj në një film të regjisorit Christopher Nolan, plot 12 vjet pas bashkëpunimit të fundit në “Interstellar”.
Gjatë promovimit të filmit “The Odyssey”, Hathaway tha se Nolan ka mbetur po aq i përkushtuar dhe i përgatitur sa gjithmonë, duke vlerësuar profesionalizmin dhe respektin e tij ndaj ekipit.
“Chris është një njeri jashtëzakonisht i qëndrueshëm. Mënyra se si i qaset punës, përgatitja dhe kujdesi për çdo detaj nuk kanë ndryshuar aspak,” u shpreh aktorja.
Megjithatë, ajo pranoi se ndryshimi më i madh ka ndodhur tek vetja, duke theksuar se është rritur si artiste dhe si njeri që nga bashkëpunimet e tyre në “The Dark Knight Rises” dhe “Interstellar”.
Hathaway e cilësoi atmosferën në sheshet e xhirimit të Nolan si të pakrahasueshme.
“Nuk ka asgjë tjetër si kjo. Të duket sikur po kthehesh në shtëpi, sepse ai është në kulmin e asaj që bën,” tha ajo.
Nga ana e tij, Christopher Nolan u shpreh i lumtur që Hathaway iu bashkua sërish projektit, duke vlerësuar përkushtimin e saj gjatë xhirimeve.
Në filmin “The Odyssey”, Hathaway interpreton Penelopën, ndërsa Matt Damon luan rolin e Odiseut. Aktorja tha se e ndërtoi personazhin duke u fokusuar te dashuria e thellë dhe besnikëria e Penelopës ndaj bashkëshortit të saj.
Sipas saj, historia e çiftit legjendar nuk flet vetëm për pritjen, por për një dashuri të rrallë që i reziston kohës dhe largësisë./A.K/
